Sport
Gary Neville zbulon pse Fergusoni nuk e bëri asnjëherë kapiten Ronaldon

Ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit ishte kapiten i Djajve të Kuq gjatë periudhës 2005-2011, por shiriti shpesh u bart nga Ryan Giggs në vitet e fundit për shkak se ai nuk luante aq shpesh.
“Ai më tha, ‘ti do ta mbash atë dreq shiriti djalë’. Arsyeja që ai më dha ishte: ‘Ti dhe Giggsi do të bëni rotacione. Nëse ia jap Ronaldos, Rooney do ta kërkojë. Nëse ia jap Rooneyt, Ronaldo do ta kërkojë. Nëse ia jap Vidicit, Ferdinand nuk do të jetë i lumtur”, ka thënë Neville.






















