Lajme
Ganiu: Nuk ndryshohet autenticiteti i Çarshisë, gurët e dëmtuar…. (VIDEO)

Aktivitetet ndërtimore në Çarshinë e Vjetër të Shkupit nuk janë në drejtim që të ndryshohet autenticiteti i çarshisë, por që të zëvendësohet guri i dëmtuar travertin me gurë të njëjtë, që të ruhet autenticiteti dhe të krijohen kushte më të mira edhe për zejtarët edhe për turistët, deklaroi kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu pas një varg reagimesh në publik.
Ai sot në një deklaratë për mediat theksoi se për realizimin e projektit i kanë marrë të gjitha lejet e nevojshme nga institucionet adekuate në mesin e të cilave edhe nga Drejtoria për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore e cila kryen mbikëqyrje ndaj gjithë këtij procesi. Projekti është financuar nga Banka Botërore me grant në vlerë prej rreth 600 mijë euro.
Kryetari i Çairit, Visar Ganiu shpjegon çfarë po bëhet në Çarshinë e Shkupitwww.zyrtare.net
Gepostet von Zyrtare am Dienstag, 14. April 2020












