Sport
Futbollisti i Superligës: Qysh me ulë rrogën kur nuk jam paguar që tre muaj?

Gjatë ditëve të fundit, është folur shumë se një gjë të tillë mund ta bëjnë edhe futbollistët e Superligës së Kosovës.
Ende nuk ka asnjë njoftim nga skuadrat rreth kësaj çështje, por disa prej tyre kanë konfirmuar se janë duke paguar me rregull pagat e lojtarëve.
Situata më e rëndë po qëndron te Ferizaj, ku lojtarët nuk janë paguar që tre muaj.
Këtë e ka konfirmuar anëtari i kësaj skuadre, Viktor Kuka, përmes llogarisë së tij në Facebook.
“Qysh me zvogëlua rrogën kur s’kam marr qe 3 muaj”, ka shkruar Kukan ë Facebook./Lajmi.net/






















