Connect with us

Lajme

FOTO/ O.H. “Hasene”, shpërndanë paketa në Maqedoni në prag të Ramazanit

Publikuar

Organizata humanitare “Hasene”, me në krye Haxhi Ekrem Bilalli, me fillimin e muajit të Ramazanit, ka shpërndarë qindra paketa (ndihma humanitare), me qëllim që në këtë muaj të gjithë sofrat e besimtarëve të jenë të mbushura.

Pakot humanitare janë ndarë në Gostivarë, Shkup, Tetovë e gjetiu.

Përpos këtij aktiviteti, shoqata humanitare “Hasene”, ka organizuar edhe disa aktivitete të tjera vlen të përmenden aktivitetet si “Mos më harro mua”, në të cilën vishen qindra jetimë, “shporta e ramazanit”, Mishi i Kurbanit”. Përpos aktiviteteve në ditë të rëndësishme dhe të dalluara, organizata humanitare, “Hasene”, siguron paga mujore për disa jetim dhe bursa për disa studentë.

NA NDIQ NË FACEBOOK