Connect with us

Ndryshe

Fillon aplikimi i filmave në TIFF ODA 2020

Published

on

Tetova International Film Festival ODA (TIFF ODA) prezanton edicionin e 9-të të radhës, i cili do të zhvillohet nga data 03 Tetor deri më 09 Tetor 2020 në qytetin e Tetovës, njofton Albanews24.

Aplikimi është tani i hapur për kategoritë Win Panorama – Filma të metrazhit të shkurtër, Win Panorama – Dokumentar të metrazhit të shkurtër, Win Panorama – Filma të shkurtër të Animuar dhe Win Panorama – Filma Studentor.

Aplikimi mbyllet më datë 15 Korrik, 2020.

Aplikimi në kategorinë Cine Balkan Panorama – Filma të metrazhit të gjatë ( nga rajoni i Ballkanit) do të jetë i hapur nga 01 Qershori dhe do të mbyllet më 1 Shtator 2020.

Aplikimin mund të bëhet përmes:
https://filmfreeway.com/TIFFODA

Për më tepër informacion kliko më poshtë:
https://www.tiffoda.mk/

NA NDIQ NË FACEBOOK