Sport
Fabregas zgjedh dy trajnerët më të mirë, nuk është Guardiola

Mesfushori aktual i Monacos ka luajtur më parë për Arsenalin, Barcelonën dhe Chelsean – duke fituar trofe me secilin ekip.
Në detyrën ndërkombëtare me Spanjën, Fabregas ngriti edhe Kupën e Botës në 2010, së bashku me dy Evropianë në 2008 dhe 2012, transmeton lajmi.net.
Ky sukses ka pasur shumë lidhje me trajnerët e shkëlqyeshëm me të cilët ka punuar dhe spanjolli pranon se është bekuar në këtë pjesë, ndërsa veçoi dy të preferuarit e tij.
“Unë kisha më të mirët në botë, kështu që nuk mund të ankohem”, tha Fabregas në Instagram Live.
Por kur u detyrua të përmendte emra, ai tha: “Wenger dhe Mourinho”.
Fabregas la jashtë Pep Guardiolan, me të cilin punoi te Barcelona dhe Vicente Del Bosque, me të cilin fitoi Kupën e Botës dhe një Kampionat Evropian. /Lajmi.net/






















