Sport
Fabregas: Messi do ta mbyll karrierën te Barcelona

Emri i argjentinasit Lionel Messi, tash e disa kohë lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Camp Nou’.
Sipas raportimeve nga Spanja, thuhej se lojtari ka një klauzolë në kontratën e tij që i jep mundësi që të largohet nga Barca në vitin 2021.
Por, ish shoku i tij i skuadrës, Cesc Fabregas, beson që gjithçka është në nivel spekulimesh dhe Messi do ta mbyll karrierën në Barcelonë.
“Unë flas me Messi dhe ideja e tij ka qenë gjithmonë që ta përfundojë karrierën e tij te Barcelona”, ka thënë Fabregas për ‘Cadena Cope’, transmeton lajmi.net.
“Shumë gjëra mund të ndodhin në një klub, por unë kam besimin e plotë se karriera e tij do të përfundojë te Barca”, ka shtuar spanjolli.
Messi i bashkohej skuadrës së Barcelonës qysh kur ishte 13 vjeçar dhe ka qenë në ‘Camp Nou’ që atëherë. /Lajmi.net/






















