Sport
Fabregas jep mendimin e tij për të ardhmne e Messit

Massimo Moratti pohoi në fillim të muajit se Messi nuk ishte një ëndërr e pamundur për Interin, ish-pronari i Nerazzurri që ishte përpjekur të nënshkruajë me argjentinasin në 2005.
Kushëriri i tij Maxi Biancucchi gjithashtu dëshironte të thoshte “askush nuk e di” të ardhmen e tij përveç vetë atij, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, Fabregas – i cili luajti me Messin në ‘Camp Nou’ – i tha Cadena COPE: “Unë flas me Messin, ideja e tij ka qenë gjithmonë që ta përfundojë karrierën e tij në Barcelona”.
“Pas kësaj, një mijë gjëra mund të ndodhin në klub por unë jam plotësisht i bindur se ai do të përfundojë karrierën e tij te Barcelona”. /Lajmi.net/






















