Kosovë
Express: Hoti i nominuari i LDK-së për kryeministër

Sipas burimeve të gazetës Express në Lidhjen Demokratike të Kosovës, i nominuari i kësaj partie për kryeministër pritet të jetë z.Avdullah Hoti, ish zv.kryeministri i parë në Qeverinë Kurti.
Kryesia e Lidhjes Demokratike ende po vazhdon diskutimet, ndërkohë që emra të përfolur si pasues të Albin Kurtit janë edhe Kujtim Shala, Vjosa Osmani e Lutfi Haziri.
Sidoqoftë, është z.Hoti duket që ka mbështetjen e shumicës së anëtarëve të kryesisë së partisë më të vjetër parlametnare në vend, shkruan Periskopi
Hoti në zgjedhjet e parakohshme të qershorit të vitit 2017 kishte qenë kandidat i LDK-së për pozitën e kryeministrit të vendit, por kishte dalë vetëm i treti. /Periskopi






















