Connect with us

Sport

Eto’o: Do të jetë e pamundur që dikush të arrijë sukseset e Messit

Publikuar

Ylli argjentinas ka fituar gjashtë herë Topin e Artë, dhe shumë trofe tjerë me Barcelonën.

Me gjithë të arriturat, Messi konsiderohet në mesin e futbollistëve më të mirë në historinë e futbollit.

Fjalë të mëdha për Messin ka thënë edhe ish bashkëlojtari i tij, Samuel Eto’o.

:“Ai kaloi nga ekipi B në ekipin e parë dhe ishte shumë i mirë. Ne e dinim qysh herët se një ditë Messi do të bëhej ai që është bërë sot. Jam shumë i lumtur sepse ai e ka arritur këtë vetë me punë të zellshme”, ka deklaruar Eto’o, për faqen zyrtare të La Ligas.

“Ai nuk ka ndryshuar aspak. Ai ende është ai djaloshi i mirë të cilin e njoha atëherë dhe e njoh edhe sot. Së fundmi ai tha ‘falë Samuelit’, falë këshillës sime – të cilën nuk e zbuloj këtu – ai ka ndryshuar”,

“Do të jetë shumë e vështirë, madje e pamundur, që dikush të arrijë më shumë se ai”, theksoi ai./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK