Deputetja e PDK-së Eliza Hoxha, ka ngushëlluar familjen me rastin e vdekjes së këngëtares dhe gazetares Violeta Regjepagiqi.
Eliza Hoxha ka shkruar në Facebook se Violeta jetoi ashtu sic deshi, dhe se përherë do të mbetet ikonë e e muzikës dhe stilit dhe inspirim për të gjithë.
Postimi i Eliza Hoxhës:
Ajo jetoi si deshi.
Këndoi për atë çfarë besoi dhe i pëlqeu dhe me dukjen e prezencën e saj na tregoj që liria nisë me ty por duhet të jesh e sinqertë dhe e vërtetë me veten dhe atë se cfarë synon të jesh.
Ikonë e muzikës e stilit dhe inspirim do mbetesh gjithmonë Violeta Rexhepagiqi.
Ngushëllime familjes, miqëve dhe kolegëve!
U prehtë në paqe!





















