Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri raportoi se një tjetër person ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit, duke e çuar në 29 bilancin total të viktimave.
Personi që ndërroi jetë është një 73 vjeçar nga Durrësi i cili prej 24 ditësh ndodhej i intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, shkruan A2 CNN.
Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se 73 vjeçari vuante nga pneumonia bilaterale, detres i rëndë respirator (ARDS), me sëmundje bashkëshoqëruese Talasemi Minor dhe Hipertension Arterial.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në Shqipëri u shpreh ngushëllimet familjeve të të ndjerit dhe apelon qytetarët t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik, pasi janë përcaktuese për frenimin e përhapjes së Covid-19.





















