Connect with us

Lajme

Edhe një tërmet godet Durrësin

Publikuar

Një tjetër tërmet ka goditur Durrësin pak më parë.

Këtë herë ka qenë e një magnitude të konsiderueshme 4.5 i shkallës rihter.

Ky është tërmeti i tretë që bie që nga mbrëmja e djeshme, ku mbrëmë në orën 12 ishte regjistruar një tërmet me magnitudë 3.3 ndërsa edhe sot më herët ishte me magnitudë 3.3.

I fundit ishte i një magnitudë të konsiderueshme 4.5, raporton Top-Channel përcjell Klan Kosova.

Epiqendra ka qenë 23 kilometra larg qytetit të Durrësit dhe 45 kilometra larg qytetit të Tiranës.

NA NDIQ NË FACEBOOK