Connect with us

Kosovë

Edhe Lladrovci ka një lajm të mirë: 14 anëtarët e familjes së testuar nga Zabeli i Ulët, janë negativ

Publikuar

Pasi IKShP ka publikuar statistikat e sotme për koronavirusin në Kosovë, ka rezultuar se sot janë identifikuar vetëm 6 të infektuar.

Ndërkaq, edhe kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci ka një lajm të mirë:

Lajm i mirë, të gjithë 14 anëtarët e familjes së testuar nga Zabeli i Ulët, janë negativ!

Pas identifikimit të një qytetari si pozitiv me covid-19, nga Zabeli i Ulët, tërë familja është marrë në testim. Nga testimi rezulton se të gjithë 14 anëtarët e familjes janë negativ.

Ftoj qytetarët edhe më tej të respektojnë udhëzimet rreth parandalimit dhe luftimit të virusit covid-19!

Kujdes po, panik jo!

NA NDIQ NË FACEBOOK