Connect with us

Kosovë

Edhe 37 raste të reja me koronavirus në Kosovë, shërohen 21 persona

Publikuar

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar se sot janë konfirmuar edhe 37 raste të reja me COVID-19, duke çuar kështu në 598 numrin e personave të infektuar.

Vitia po ashtu ka pohuar se sot janë shëruar edhe 21 persona, duke çuar në 123 numrin e të shëruarve, transmeton Telegrafi.

“Shpresoj që secila e secili prej jush të jeni duke e përballuar këtë situatë të panatyrshme e të vështirë. Sot janë realizuar 353 testime. Qytetarët tanë që rezultuan të infektuar me CVID-19 sot janë 37. Është inkurajuese se nga disa Komuna si Malisheva, Ferizaj dhe Suhareka, si vatra te infeksionit për disa ditë, sonte nuk ka asnjë rast.
Në anën tjetër kemi 21 të shëruar dhe në total tani numri i të shëruarave shkon në 123. Por, kemi vatra ose shtim të numrit në disa lokalitete të reja”, ka shkruar Vitia.

NA NDIQ NË FACEBOOK