Kosovë
E trishtueshme! Berisha rrëfen si nuk i mbijetoj foshnja në ditën kur Isa Mustafa po shkonte për shërim në Austri

Këshilltari i Albin Kurtit, Durim Berisha, ka reaguar në lidhje me deklarata e Isa Mustafës.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar ditën kur i patë ardhur aeroambulanca nga Austria që atë ta dërgon për shërim jashtë vendit, kurse bashkëshortja ime pati sjellur në jetë vajzën tonë, Mjaltën.
Mirëpo më e dhimbshme është ajo, që ai nuk harron edhe fjalët e mjekut që i kishte thënë se, “më vjen keq por vajza nuk do të mbijeton. Kudo në botë do të mbijetonte por jo në Kosovë. Nuk i kemi kushtet”.
“Ministrinë e Shëndetësisë e kanë udhëhequr vazhdimisht PDK dhe LDK, e ky e hap gojën”, shkruan Berisha.
Postimi në Facebook:
Kur Isa Mustafa e hap gojën rreth sistemit shëndetësor dhe mjekimit tonë, m’kujtohet që ato ditë kur i pati ardhur Aeroambulanca nga Austria që atë ta dërgon për shërim jashtë vendit, bashkëshortja ime pati sjellur në jetë vajzën tonë, Mjaltën. Nuk e harroj faktin se përpos medikamenteve, duhej blerë edhe shiringat që kushtojnë 2 cent.
Mbi të gjitha nuk harrohen fjalët e Dr. Agronit që më pati thënë pak minuta pas lindjës së saj se “më vjen keq por vajza nuk do të mbijeton. Kudo në botë do të mbijetonte por jo në Kosovë. Nuk i kemi kushtet.” Ashtu edhe ndodhi, ajo ndërroi jetë dy ditë pas u lind, ndërsa këtij vazhdojmë t’ja shohim sherrin, se hajri s’ju ka pa kurrë.
Ministrinë e Shëndetësisë e kanë udhëhequr vazhdimisht PDK dhe LDK, e ky e hap gojën.
Isë, paloje!






















