Kosovë
E RËNDË: Rritet në përmasa të frikshme dhuna në familjet kosovare pas koronavirusit

Para një muaji, më 13 mars, në Kosovë u shënuan dy rastet e para të konfirmuara me koronavirus dhe Qeveria vendosi për mbylljen e një mori shërbimesh. Prej atëherë, thirrjet për të qëndruar në shtëpi janë bërë të përditshme, e madje edhe të përorshme. Por, del se as shtëpia nuk është një ambient i sigurt.
Dhuna në familje është një problem tepër i madh i shoqërisë kosovare, nga e cila e pësojnë kryesisht gratë nga burrat, dhe fëmijët nga burrat dhe gratë bashkë.
Misioni i OSBE-së në Kosovë ka krahasuar së fundi rastet e raportuara për periudhën mars 2019 dhe për muajin që përfundoi, mars 2020.
Sipas tyre, del se është rritur për 36 për qind numri i rasteve të raportuara të dhunës në familjet kosovare – gjatë kësaj periudhe ku secilit i kërkohet që të qëndrojë i izoluar në shtëpi, përcjell Periskopi.
“Covid-19 po ndikon te të githë ne, në mënyra të ndryshme. Por, izolimi është veçanërisht i vështirë për viktimat e dhunës në familje; ato e ndajnë shtëpinë me abuzuesin! Nëse jeni njëra ndër to, kërko ndihmë” – thuhet në reagimin e djeshëm të OSBE-së.
![]()
Por, nëse e vërejmë me kujdes shohim se misioni i OSBE-së bën joqëllimshëm idenfitikimin e viktimave si gra, dhe të abuzuesve si burra në reagimin e mëposhtëm. Në fakt, megjithëse abuzuesit dhe viktimat, të paktën në reagimet formale, do të duhej që të liheshin me gjini neutrale.
Shumë gra, po ashtu, janë jo vetëm viktima por edhe abuzuese në familjet e tyre. /Periskopi




















