Sport
E kritikoi presidentin Putin, kështu e pëson futbollisti rus

Portieri 32 vjeçar i bëri kritikat në një intervistë me gazetarin Sergej Jegorov, duke theksuar se veprimet e autoriteteve kundër koronavirusit janë të parregullta, ndërsa më tej akuzoi Putinin për premtime boshe.
“Çfarë ka deklaruar presidenti në televizor janë të gjitha pa kuptim. Nuk ka veprime reale. Ne jemi të detyruar të qëndrojmë në shtëpi dhe s’ka ndihmë nga shteti,” tha ndër të tjera portieri që shkaktuan marrjen e masave ndaj tij.
Klubi nxori një deklaratë zyrtare ku tha se futbollisti i tyre ka shkelur rregullat e kontratës duke dhënë intervista të pa autorizuara dhe ka dëmtuar interesat e skuadrës. Klubi theksoi se ata nuk ndajnë të njëjtin mendim me lojtarin dhe ai do të ndëshkohet sipas politikave të klubit.






















