Connect with us

Kosovë

E konfirmon PDK, marrin pjesë në takimin e thirrur nga Kurti

Publikuar

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) pritet të marr pjesë në takimin e ftuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar për gjendjen me pandeminë Covid-19.

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi e ka konfirmuar për Periskopin se partia më e madhe opozitare do t’i përgjigjet ftesës së kryeministrit të shkarkuar.

Në emër të PDK në këtë takim do të marr pjesë nënkryetari i Kuvendit, Memli Krasniqi./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK