Sport
E konfirmon edhe kryeministri i Italisë – nuk luhet futboll deri më 3 maj

Pandemia Covid 19 ka pasur Italinë një nga shënjestrat më të preferuara, duke e vënë në listën e shteteve më të prekura.
Masat në Itali janë të rrepta. Të gjitha aktivitetet sportive dhe grumbullimet e mëdha janë suspenduar.
Sot, kryeministri i vendit, Giuseppe Conte iu është drejtuar qytetarëve duke shqiptuar masat e reja.
Bazuar në fjalët e kryeministrit Conte, masat do të vazhdojnë deri më 3 maj, transmeton lajmi.net.
Kjo do të thotë se futbolli dhe evenimentet tjera sportive nuk do të kthehen deri në këtë datë. /Lajmi.net/






















