Connect with us

Sport

E çuditshme ajo që po ndodh me Berishën, nuk e di ku do luajë sezonin e ardhshëm

Publikuar

më

Etrit Berisha në këtë sezon është një nga portierët më të spikatur në Serinë A. Edhe pse ai është pjesë e SPAL të zhytur në zonën e ftohtë të klasifikimit, gardiani i kuqezinjve ka treguar formën e tij me pritje të njëpasnjëshme duke u bërë protagonist në shumë ndeshje e rezulton mes gardianëve më efikas sa u përket pritjeve në gjuajtjet ndaj kuadratit të tij në Serinë A.

E megjithatë, për Berishën nuk është e qartë se ku do të vazhdojë karrierën e tij në edicionin e ardhshëm. Portieri është në huazim me të drejtë blerje nga Atalanta te SPAL. Megjithatë, në mediat italiane është bërë e ditur se e drejta e blerjes së kartonit për SPAL hyn në fuqi vetëm nëse arrin të mbijetojë në Serinë A, përndryshe Berisha kthehet te Atalanta.

Berisha ka lënë të kuptohet se është gati të qëndrojë te SPAL në rast mbijetese, por situata e klubit nuk është ndër më të mirat dhe me krizën e koronavirusit, skuadra vështirë se mund të përballojë edhe koston e tij.

Berisha është aktualisht lojtari më i paguar në skuadër me 1 milion euro në sezon, shifër që vështirë se mund të përfitojë në edicionin tjetër edhe nëse gjithçka shkon mirë me SPAL dhe kjo e fundit mbijeton. Ndaj në Itali e shohin të ardhmen e tij të pasigurt dhe një kthim te Atalanta mëse të mundshëm, edhe pse atje nuk ka hapësira aktivizimi. /vipsport.al/

Shqipëri19 minutes ago

Abuzoi me 17-vjeçaren në tualetin e klubit, shqiptari në arrati kapet pasi kaloi semaforin e kuq, dënohet me 7.5 vite burg

Lajme1 hour ago

Avokati i Liridona Ademajt: Murselit dhe Plavës do t’u konfirmohet burgimi i përjetshëm, Kokalla u privilegjua deri në fund të procesit

Lajme2 hours ago

Nepotizmi në doganë”, Dauti: Ka qenë dukuri në kohën e BDI-së, tani janë raste të izoluara

Maqedoni3 hours ago

Agim Shemshiu emërohet anëtar i Komisionit të Arbitrave të Federatës Evropiane të Shahut

Shqipëri3 hours ago

Krujë/ Zjarr në një kasolle ushqimore për kafshë, digjen edhe disa bagëti, dëme të shumta (VIDEO)

Lajme4 hours ago

Dëshmia për Lotarinë: Bajrami e quante Artan Grubin “shef”

Lajme4 hours ago

Deputeti i LVV’së: Shpresoj e besoj që Përparim Rama të përfundojë në burg sa më parë

Maqedoni5 hours ago

Durmishi nga Prishtina me mesazh të fuqishëm: Gratë në timonin e ekonomisë, paralajmëron aleancë rajonale që synon të ndryshojë rregullat e lojës!

Lajme6 hours ago

Murtezani rikthen në vëmendje zgjedhjet e vitit 2019: BDI mbështeti Pendarovskin, edhe pse në garë ishte Blerim Reka

Shqipëri6 hours ago

Tryeza Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, ministrja Spahiu: Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve kërkon përgjegjësi të përbashkët, ngjarjet e fundit…

Lajme6 hours ago

Albi Qamili: Propaganda e viktimizimit nuk kalon, nuk mbulohet krimi me defokus

Lajme7 hours ago

Grabitje si në filma në një panair në Holandë, policia kërkon pesë shtetas serbë – vodhën një gjerdan me vlerë 27 milionë euro

NA NDIQ NË FACEBOOK