Connect with us

Shëndetësi

Dy pacientë me koronavirus në gjendje kritike

Publikuar

Dy pacientë me Covid-19 janë në gjendje kritike shëndetësore dhe aktualisht janë në mjekim intensiv duke u trajtuar në Klinikën Infektive në QKUK.

Kështu kanë bërë të ditur nga raporti i Shërbimit Spitalor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, njofton Klan Kosova.

Në këtë klinikë, janë duke u hospitalizuar 50 raste me koronavirus ndërsa 40 prej tyre janë në gjendje stabile.

9 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Gjithashtu bëhet e ditur që sot nga klinika lirohen 6 pacientë të shëruar nga infeksioni me Covid-19.

NA NDIQ NË FACEBOOK