Kosovë
Dy fshatra të Kamenicës shpallen “vatra të përhapjes” së koronavirusit

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka bërë të ditur se dy fshatra të kësaj komune janë shpallur “vatra të përhapjes” së koronavirusit.
Dy fshatrat në fjalë janë Topanica dhe Hodonoci, e të cilat sipas Kastratit “do të jenë në monitorim nga Policia e Kosovës.”
Deri më tash janë raportuar 510 raste të konfirmuara me koronavirus, dhe 12 sosh kanë vdekur, përcjell Periskopi.
Statusi i plotë:
Me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, Topanica e Hodonoci shpallen vatra të përhapjes së virusit SARS-CoV-2.
Personat e diagnostifikuar me këtë virus dhe kontaktet e tyre janë rekomanduar nga IKShP për vetizolim, kurse Policia do të jetë në monitorim të këtyre fshatrave.
#RriNshpi, kujdesu për veten dhe të tjerët!
![]()

















