Connect with us

Sport

Dovizioso: Prisja që Marquez do të largohej nga Honda

Publikuar

Dovizioso, një nga konkurrentët kryesor të Marquez gjatë edicionit të kaluar, ka thënë se është habitur nga vazhdimi i kontratës së kampionit me Honda.

Gjatë muajit shkurt, Honda njoftoi se kishte nënshkruar me Marquez për katër vite të tjera, duke befasuar të gjithë.

“Jam shumë i befasuar me kontratën katër vjeçare të Marc me Honda. Mendova se do të ndodhte e kundërta”, ka thënë Dovizioso, transmeton lajmi.net.

“Por, prapa vendimeve të rëndësishme gjithmonë ka detaje që ne nuk i dijmë. Mendova se do të ndryshonte motoçikletë, por ai duhet të ketë pasur motivet e tij  dhe shumë mendime për atë që ka menaxhuar të bëjë deri më tani”, ka shtuar italiani.

Ndonëse nuk dihet saktë, besohet se kontrata katër vjeçare e Marquez me Honda kishte vlerën e 100 milionë eurove. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK