Sport
Donnarumma para një dileme të madhe

Donnarumma është afër fundit të kontratës së tij me Milan dhe emri i tij ka filluar të lidhet me skuadra të ndryshme.
‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se Gigio duhet të zgjedh mes besnikërisë së tij ndaj Milan dhe ambicieve të tij personale, transmeton lajmi.net.
Kontrata e Donnarumma me Milan do të skadojë në qershor të vitit 2021 dhe portieri nuk është akoma afër marrëveshjes së re.
Mungesa e marrëveshjes do të thotë se Milan duhet të fitojnë para nga kartoni i lojtarit gjatë verës, për të mos e humbur atë me parametra zero në verën e ardhshme.
Donnarumma ka qenë gjithmonë me Milan dhe nuk ka hezituar asnjëherë të shpreh dashurinë e tij për këtë skuadër, por klube më kompetitive se Milan janë në kërkim të tij.
Mbetet të shihet nëse Gigio do të zgjedh besnikërinë ndaj Milan ose përmbushjen e ambicieve të tij personale. /Lajmi.net/






















