Connect with us

Uncategorized

Doktori amerikan: Vala e dytë e shpërthimit të koronavirusit mund të jetë më e rrezikshme

Publikuar

Drejtori i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve paralajmëroi një valë të dytë të koronavirusit këtë vit mund të jetë më e vështirë për t’u përballuar sepse do të përkojë me sezonin e gripit.

“Ekziston mundësia që sulmi i virusit mbi kombin tonë dimrin e ardhshëm në të vërtetë do të jetë edhe më i vështirë sesa ai që sapo kaluam”, tha drejtori i CDC, Dr. Robert Redfield në një intervistë për “Washington Post”, transmeton lajmi.net.

“Dhe kur ua them këtë të tjerëve, nuk po duan ta degjojnë”, shtoi tutje Dr. Redfield.

Redfield i tha prestigjiozes amerikane se të paturit e dy shpërthimeve të sëmundjeve respiratore do të rëndonte sistemin e kujdesit shëndetësor.

Redfield ka paralajmëruar më parë se Shtetet e Bashkuara do të ndiejnë ndikimin e virusit në muaj dhe vite më herët, duke thënë gjatë një interviste me korrespodentin kryesor mjekësor të CNN-së, Dr. Sanjay Gupta në shkurt, virusi “ka qenë më ne përpara këtij sezoni, përpara këtij viti”.

Gjatë një mbledhje të koronavirusit në Prill, Redfield tha që vitin e ardhshëm “do të jetë një kohë tjetër sfiduese”

NA NDIQ NË FACEBOOK