Lajme
Derisa në nivel global bien çmimet, në Maqedoni nga mesnata shtrenjtohen derivatet e naftës

Derisa çmimet e derivateve të naftës në nivel global po shënojnë rënie historike në Maqedoninë e Veriut po ndodh e kundërta, shkruan Zyrtare.net
Sot Komisionit Rregullator për Energjetikë vendosi të rris çmimet me pakicë për 3.12 për qind.
Çmimet e benzinës EuroSuper BS –95 dhe EuroSuper BS 98 shtrenjtohen për 3.50 denarë për litër. Sipas kësaj një litër EuroSuper BS-95, do të shitet për 52.00 denarë, derisa EuroSuper BS-98 do të shitet për 54 denarë për litër.
Për 1.5 denarë shtrenjtohet edhe EuroDizeli, dhe do të shitët për 46.50 denar për litër./Zyrtare.net/
















