Connect with us

Kosovë

Deputeti i LDK-së: Shkarkimi dhe izolimi i njerëzve dashakeq duhet të ndodh tani

Publikuar

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli ka reaguar ndaj deklaratave të sotme të Shkelzen Gashit, këshilltar i kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili sot tha se UÇK ka vrarë civilë të pafajshëm serbë dhe pjesëtarët e UÇK duhet të dënohen.

Avdyli në Facebook ka thënë se askush nuk duhet ta njollos qëllimin çlirimtar të luftës madje ka kërkuar shkarkimin e Gashit.

Reagimi i plotë:

Krenar me shërbimin tim si mjek në shërimin e plagëve e djemëve e vajzave më të mira të kombit. Lufta e UÇK-së ishte lufta e popullit për liri. Sguxon askush ta njollos qëllimin çlirimtar të luftës sonë. Shkarkimi dhe izolimi i njerzëve dashakeq duhet të ndodh tani sepse skemi dy luftëra dhe dy histori . #meUCK #kundershpifësëve

NA NDIQ NË FACEBOOK