Kosovë
Debati në Këshill të Sigurimit, SHBA me dy kërkesa për Kosovën

*SHBA kërkon të hiqet reciprociteti dhe të fillojë dialogu me Serbinë
*ShBA shpreh pakënaqësinë e saj ndaj heqjes së tarifës me kushte ndaj Serbisë
Përfaqësuesja e SHBA në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kelly Craft ka kërkuar nga Kosova dhe Serbia të kthehen në dialog.
Craft pasi ka përshëndetur masat e marra nga Kosova dhe Serbia në luftimin e pandemisë së shkaktuar nga COVID-19, ka kërkuar kthimin në dialog.
“Edhe pse tarifat janë pezulluar, Kosova duhet të heq të gjitha masat reciproke menjëherë dhe në mënyrë të pakushtëzuar”, tha ajo.
Përfaqësuesja e SHBA në Këshillin e Sigurimit ka thënë se vendi i saj inkurajon zhvillimin e bizneseve në Kosovë e Serbi.
“Duhet të rifillojë një dialog që është i ndershëm dhe i sinqertë”.
Craft tha se establishmenti politik në Kosovë duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Ajo gjithashtu ka thënë se mirëpresin emërimin e Miroslav Lajçakut në rolin e tij të ri në dialog dhe shpresojnë në një koordinim mes SHBA-së e BE-së në këtë proces.
Përfaqësuesja e SHBA në Këshillin e Sigurimit po ashtu ka bërë thirrje që të përmbyllet mandati i UNMIK-ut në Kosovë pasi sipas saj ai e ka mbaruar misionin.
“Resurset e Kombeve të Bashkuara duhet të ridrejtohen diku tjetër ku ka nevojë pasi UNIMIK-u e ka përmbyllur misionin në Kosovë”, tha ndër të tjera Kelly Craft.
ShBA shpreh pakënaqësinë e saj ndaj heqjes së tarifës me kushte ndaj Serbisë
Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pak më parë në fjalimin e saj në Këshill të Sigurimit ku po diskutohet raporti mbi Kosovën i përfaqësusit Special Antonio Gutteres, ka thënë se shteti i saj ka mirëpritur vendimin për heqjen e tarifës ndaj Serbisë por se duan që ajo të hiqet plotësisht dhe pa kushte.
“SHBA edhe njëherë i kujton Kosovës që duhet të heq taksës tërësisht pa kushtëzime, të rifilloj një dialog që është esencial. Ne mirëpresim emërimin e zotëri Lajcak për dialogun. Shpresojmë që për Ballkanin perëndimor të kemi koordinim në mes të SHBA-së dhe BE-së”, tha ajo.
Tutje përfaqësuesja e SHBA-së përmes kësaj videokonference tha seUNMIK-u ka kryer misionin e tij në Kosovë dhe se tani fondet e OKB-së duhet të drejtohen në një fushë tjetër.
“Ne ritheksojmë se UNMIK-U ka përmbyllur mision e tij në Kosovë dhe duhet të mbyllet dhe të ridrejtohen resurset e Kombeve të Bashkuara”, theksoi ajo.





















