Sport
De Ligt është një nga alternativat e Real Madrid për mbrojtjen

Qendërmbrojtësi holandez, Matthijs de Ligt, mund të kontaktohet nga Real Madrid, gjatë merkatos së verës.
Raportime të ‘Mundo Deportivo’ bëjnë të ditur se ‘Los Blancos’ po konsiderojnë një lëvizje drejt De Ligt, transmeton lajmi.net.
Holandezi nuk është ambientuar më së miri në Itali që kur u largua nga Ajax një vit më parë.
Tani, Real Madrid do t’i ofrojë atij një tjetër mundësi, atë të kalimit në La Liga.
20 vjeçari shihet si alternativë për mbrojtjen, bashkë me Dayot Upamecano të Leipzig. /Lajmi.net/






















