Connect with us

Kosovë

Dastid Pallaska: Vetëvendosja është si Partia Naziste e Hitlerit  

Publikuar

Avokati Dastid Pallaska, thotë se Vetëvendosja është e ngjashme me Partinë Naziste të Hitlerit.

“Edhe Hitleri është kryeministër i zgjedhur në mënyrë demokratike në Gjermani. Gjermania me emancipim të lartë shoqëror ka prodhu një Parti Naziste. Jemi duke folë pra për fenomene. Parlalele nuk mund të tërheqim sepse Vetëvendosja nuk e ka kapacitetin shkatërrues që ka pasë Hitleri, por që duket për ta imitu modelin e tij, kjo është absolutisht e qartë. E para, sin ë Kosovë ashtu në Gjermani kemi pasë një klasë të diskredituar të qeverisjes për shkak të aferacve korruptive, fajet janë shpërndarë në mënyrë të parkursyer kudo. VV shpalljen e pavarësisë e ka konsideruar si akt tradhtie, dy njerëz janë vra në sheshin e Prishtinës në protesta kundër Pakos së Ahtisarit. Flamurin e kanë mohu, edhe Hitleri e ka mohu flamurin e Gjermanisë. Këta diktatorët kështu bëjnë, për me marrë pushtetin absolut, armikun kryesor e kanë opozitën, kur luftohet opozita aktuale nuk luftohet vetëm me u zhvendosë nga pushteti, por me u diskreditu në cdo mundësi për me u kthy me pozitë. Hitleri ka bë koalicion me partinë konzervatore, Partia Popullore, që ka qenë pak a shumë si LDK dhe e ka shkatërru tërësisht atë parti dhe si atëherë edhe tash, ka shërby gjendja e jashtëzakonshme ka shërby për konsolidim vetanak”, ka thënë Pallaska në Debat plus./PERISKOPI/

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK