Connect with us

Uncategorized

Covid-19 shpërthen në kampet e refugjatëve në Greqi

Publikuar

Autoritetet greke njoftuan për shpërthimi e koronavirusit në një kamp të dytë refugjatësh. Pacienti, një burrë 53 vjeçar nga Afganistani është izoluar nga pjesa tjetër e kampit, por grupet e ndihmës ngrenë alarmin se menaxhimi i gjendjes po bëhet i vështirë pasi qindra e mijëra azilkërkues jetojnë në kushte shumë të vështira nëpër kampe.

Një kamp i dytë imigrantësh në Greqi është futur në karantinë pasi një shtetas afgan doli pozitiv si i infektuar me koronavirus. Kjo vjen tre ditë pasi një tjetër kamp u mbyll, ku 23 azilkërkues u infektuan. Në lidhje me rastin e fundit, bëhet fjalë për një burrë 53 vjeçar nga Afganistani që qëndronte në kampin Malakasa së bashku me qindra vetë të tjerë.

Menaxhimi bëhet i vështirë pasi qindra e mijëra azilkërkues jetojnë në kushte shumë të vështira në kampet greke.

Një grup i shoqërisë civile që kujdes për imigrantët paralajmëroi se virusi mund të përhapet me lehtësi nëpër kampe, ku kushtet higjeno-sanitare janë të këqija. Pacienti nga kampi Malakasa është dërguar në një spital të Athinës dhe izoluar për 14 ditë.

Kampi tjetër i prekur nga koronavirusi është në Ritsona, rreth 75 km në verilindje të Athinës, u vendos në karantinë që të enjten kur tre gra shtatzëna rezultuan pozitive.

Deri tani fatmirësisht nuk ka raste infektimesh në kampet e imigrantëve në ishujt e Greqisë, ku banon thuajse gjysma e azilkërkuesve. Mbi 110 mijë vetë aktualisht jetojnë në kampet e imigrantëve në mbarë Greqinë, 40 mijë prej tyre në kampe të mbipopulluar në pesë ishuj.

Ministri i Migracionit, Notis Mitarachi tha se është duke u zhvilluar një plan urgjent për trajtimin e gjendjes në kampe./Oranews/

NA NDIQ NË FACEBOOK