Lajme
Covid-19: Në Shqipëri 1600 mjekë japin ndihmë të sëmurëve në shtëpi

Në të gjithë Shqipërinë numri i të prekurve nga covid-19 ka shkuar në 494.
Rreth trajtimit të tyre ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila është shprehur se 90 pacientë të konfirmuar me COVID19 janë monituar për gjendjen e tyre shëndetësore nga mjekët e familjes përmes telefonit. Sipas Manastirliut përveç ndjekjes të të sëmurëve kronikë, 1600 mjekë familje po japin asistencë pacientëve me Covid-19 që kanë simptoma të lehta apo të moderuara dhe po trajtohen në shtëpi, shkruan Top-Channel përcjell Klan Kosova.
Manastirliu ka shtuar se gjatë 24 orëve të fundit mjekët e familjes kanë kryer 2.975 konsulta online me pacientët për barnat me rinbursim dhe këshilla mjekësore, kryesisht për të moshuarit.
90 pacientë të konfirmuar me #COVID19 janë monituar për gjendjen e tyre shëndetësore nga mjekët e familjes 
përmes telefonit
gjatë 24 orëve të fundit.
Përveç ndjekjes të të sëmurëve kronikë, 1⃣6⃣0⃣0⃣ mjekë familje po japin asistencë pacientëve me #COVID19 që kanë simptoma të lehta apo të moderuara dhe po trajtohen në shtëpi.
Gjatë 24 orëve të fundit mjekët e familjes kanë kryer 2.975 konsulta online me pacientët për barnat me rinbursim dhe këshilla mjekësore, kryesisht për të moshuarit.” shkruan Manastirliu.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri i të prekurve në vendin tonë nga covid-19 ka shkuar në 494, ndërsa është shënuar edhe viktima e 25. 19 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit.
Po gjatë 24 orëve të fundit, 3 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar numrin e të shëruarve nga COVID-19 në 251. Ndërkohë në shërbimin infektiv aktualisht janë 39 të shtruar, 5 pacientë janë në terapi intensive.




















