Connect with us

Shëndetësi

Coronavirus/ Mitet rreth lëngut të limonit dhe pickimit të mushkonjave

Published

on

Studiuesi Chris Morris ka folur më shumë rreth miteve që po qarkullojnë së fundi në lidhje me Coronavirusin. Gjatë kësaj kohe kemi lexuar shumë artikuj që flasin për mënyrën e të ushqyerit apo se lëngu i limonit mban larg Coronavirusin apo se virusi mund të transmetohet edhe nëpërmjet pickimit të mushkonjave.

Chris Morris ka shpjeguar se në të vërtetë këto janë mite dhe lajme fake që po qarkullojnë nëpër mediat sociale.
Të gjithë ne do të kemi një ngarkesë të madhe për një kohë të gjatë dhe duhet të ndajmë faktet nga trillimet është shumë e rëndësishme.Po iu sjell disa mite për të cilat ju duhet të jeni të vetëdijshëm.

Lëngu i limonit ju mbron ju nga Covid-19

Ka patur shumë rekomandime se cilat janë gjërat që duhet të konsumoni gjatë kësaj pandemie.dhe njëri prej tyre është edhe kosnumimi i lëngut të limonit. E gjitha kjo u bë virale nga përmbajtja e këshillave të një shkencëtari fake kinez.Për të qenë të sinqertë lëngu i limonit nuk është i keq për ju.Të gjitha perimet dhe frutat kanë vecori esenciale në një kohë ku të gjithë po qëndrojnë në shtëpi. Ata mund të forcojnë shëndetin tuaj por nuk do të thotë që e mbajnë larg virusin.

Mund të infektoheni nga Coronavirusi nga pickimet e mushkonjave

Të gjithë e dimë se nëpërmjet pickimeve të mushkonjave mund të merrni sëmundje por nuk prova se mushkonjat mund t’iu infektojnë me coronavirus. Duhet të mbani në mend se ky është një virus respirator që shpërndahet nëpërmjet kollës dhe teshtimave apo konatkteve me njerëzit e infektuar.

Shpresa se të dhurosh gjak do të duhet të testoheni

Disa njerëz po shpresojnë se nëse dhurojnë gjak do të munden të bëjnë testin për të zbuluar nëse janë të infektuar nga Coronavirus. Ky nuk është aspak momenti. Në rrjetet sociale është përhapur lajmi se kjo ndodh por është e gabuar./ CNA.al

NA NDIQ NË FACEBOOK