Kosovë
Çka thotë artikulli që u shpërnda nga Haki Abazi e që nuk u pëlqye nga Vetëvendosje?

Zv.kryeministri i dytë i Qeverisë Kurti në ikje ka shpërndarë para disa orësh një artikull të botuar në The Atlantic e të titulluar “Amerika e Kaltër dhe e Kuqe pajtohet që tash është koha për ta shkelur Kushtetutën”. Por, pse nuk e pëlqyen aktivistët e Vetëvendosjes këtë artikull dhe a përmban ai ndonjë kritikë të fshehtë ndaj qeverisë së cilës Abazi i takon?
Artikulli i The Atlantic bazohet në mbledhjen e të dhënave nga shumë respeondentë të të dyja partive amerikane, Republikanëve (Të kuqtë) dhe Demokratëve (Të kaltrit) duke gjetur kështu të dhëna shqetësuese.
Nga këto të dhëna dilte se mbështetësit e të dyja partive më të mëdha amerikane mbështetnin masivisht shkeljet që po i bëheshin Kushtetutës me anë të karantinave, ndalimit të qarkullimit të lirë të njerëzve, ndëshkimeve dhe masave tjera restriktive, përcjell Periskopi.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës tash përballen me të njëjtën dilemë: Deri në çfarë shkalle duhet të shkilet Kushtetuta për ta luftuar koronavirusin? Karantinat, veçanërisht ato që aplikohen te njerëzit që nuk janë testuar pozitivisht me virusin, janë kushtetutshmërisht të kontestuara.” – shkruan The Atlantic.
![]()
Por, pse e shpërndau një artikull të tillë zv.kryeministri Abazi?
Është vetë Qeveria Kurti ajo që mori një varg masash restriktive që ndryshonin kohë pas kohe. Më problematiku – e që u kërkua të shfuqizohej nga Gjykata Kushtetuese – ishte ai që ndalonte qarkullimin e lirë të qytetarëve.
Kjo shpërndarje e z.Abazi është pëlqyer për katër orë vetëm nga 32 ndjekës të tij në profilin në Facebook – ndërkohë që nuk merret vesh se pse e ka shpërndarë Abazi këtë artikull duke qenë se është kritik ndaj shkeljeve të të drejtave dhe lirive civile, gjë që e kishte bërë edhe Qeveria e udhëhequr nga Vetëvendosje në mënyrë që ta luftonte përhapjen e koronavirusit. /Periskopi
















