Connect with us

Ndryshe

Çifti amerikan vret veten pasi dyshoi se ishte infektuar me koronavirus – Pas vdekjes testi i del negativ

Publikuar

Një burrë nga Illinois në ShBA që frikësohej se ai dhe e dashura e tij ishin infektuar me koronavirus e ka vrarë të dashurën së pari e më pas edhe veten të enjten e kaluar.

54 vjeçari Patrick Jesernik dhe e dashura e tij 59 vjeçare Cheryl Schriefer – të dy ishin testuar negativisht për virusin – u gjetën nga autoritetet në shtëpinë e tyre të vdekur, sipas zyres së sherifit në Will County të Illinoisit.

Çifti që u gjet në dhoma të ndara, kishte plagë nga arma në kokë, shkruan NyPost, përkthen Periskopi.

Një revolver që mbante plumba brenda ishte gjetur menjëherë pas Jesernikut.

Prindërit e Jesernikut i kishin kërkuar policisë që të kontrollonte në shtëpinë e të birit të tyre, pasi nuk kishin dëgjuar prej tij prej kohësh.

Dy ditë para se të ndodhte vetëvrasja, Schriefer ishte testuar për virusin pasi kishte problem me frymëmarrjen, i kanë thënë anëtarët e familjes hetuesve.

Jeserniku besonte që të dy ishin infektuar me koronavirus, sipas familjarëve.

Të premten e kaluar ishte kryer autopsia dhe të dy rezultuan negativ për koronavirusin, kanë thënë autoritetet. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK