Connect with us

Sport

Chelsea rivalizon Romën për shërbimet e Mertens

Publikuar

Mertens, ylli i Napolit që po shkon drejt fundit të kontratës së tij, po tërheq vëmendje nga skuadrat në Itali dhe jashtë Italisë.

Roma është një nga skuadrat që thuhet t’i ketë ofruar belgut tri vite kontratë, por tashmë ‘Giallorossi’ duket se kanë konkurrencë.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se pas Mertens tashmë janë edhe skuadra e Chelsea, transmeton lajmi.net.

Chelsea është në kërkim të një sulmuesi dhe emri i 32 vjeçarit thuhet të jetë në mesin e atyre që figurojnë në listën e dëshirave.

Mertens ka shënuar 12 gola dhe ka shtuar gjashtë asistime në 29 ndeshje me Napoli këtë sezon. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK