Connect with us

Sport

Chelsea ‘blindon’ talentin anglez deri në vitin 2025

Publikuar

18-vjeçari, i cili kishte vetëm 15 muaj të mbetur në marrëveshjen e tij të mëparshme, tani pret një datë nënshkrimi por kontrata është rënë dakord në parim për të siguruar që ai të mbetet në klub.

Frank Lampard ndihmoi kauzën e Chelsea në mbajtjen në pritje të Anjorin duke e promovuar atë në skuadrën e parë përpara bllokimit të futbollit për shkak të shpërthimit të koronavirusit, transmeton lajmi.net.

Chelsea kishte krizë të dëmtimeve, duke bërë që Anjorin të debutonte në fitoren 4:0 ndaj Everton.

Blues kanë qenë që në izolim pasi Callum Hudson-Odoi testoi pozitiv për koronavirusin, dhe ata vazhdojnë të stërviten nga shtëpitë e tyre me terrenin e trajnimit akoma jo plotësisht funksional. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK