Connect with us

Ndryshe

Çfarë dihet rreth dentistit që vrau 16 persona në Kanada?

Publikuar

Dentisti Gabriel Wortman (51 vjeçar) i cili u maskua si polic, është përgjegjës për vrasjen e 16 personave në provincën kanadeze Nova Scotia – në një përleshje që zgjati 12 orë.

Ky sulm po cilësohet si më i rëndi në historinë moderne të këtij vendi, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

Në mesin e viktimave ishte edhe oficeri i policisë Heidi Stevenson, një veteran me përvojë 23 vjeçare si dhe dy fëmijë.

Autoritetet kanadeze kanë bërë të ditur se Gabriel Wortman ka qenë i armatosur kur është shfaqur me një uniformë të policisë. Ai gjithashtu e kishte kamufluar mirë veturën e tij në mënyrë që të dukej si automjet i policisë.

Autoritetet po ashtu kanë bërë të ditur se i kanë dhënë fund kërcënimit të paraqitur nga Wortman – i cili tashmë është i vdekur, por nuk e kanë konfirmuar se Policia e ka qëlluar atë.

Deri më tani nuk ka ndonjë indikacion se ky sulm ka të bëjë me terrorizëm. Po ashtu deri më tani nuk është vërtetuar se kishte ndonjë lidhje të dukshme midis Worman dhe viktimave të tij.

NA NDIQ NË FACEBOOK