Shëndetësi
Britania teston trajtimin me gjak për luftimin e Covid-19

Mbretëria e Bashkuar është duke u përgatitur për përdorimin e gjakun të të mbijetuarve të koronavirusit, për t’i trajtuar pacientët në spital të sëmurë nga ky virus.
Departamentet e gjakut dhe transplantit të NHS po u kërkojnë personave që shërohen nga Covid-19 të dhurojnë gjak në mënyrë që ata të mund ta testojnë terapinë.
Shpresa është se antitrupat që kanë ndërtuar personat e shëruar do të ndihmojnë në pastrimin e virusit tek të tjerët.
SHBA-ja tashmë ka filluar një projekt madhor, i cili përfshin më shumë se 1,500 spitale, për ta studiuar këtë.

Kur një person ka Covid-19, sistemi i tyre imunitar përgjigjet duke krijuar antitrupa, të cilët sulmojnë virusin. Me kalimin e kohës ato ndërtohen dhe mund të gjenden në plazmë – pjesën e lëngshme të gjakut.
NHS tani po shikon tek pacientët të cilët janë rikuperuar nga Covid-19 për të parë nëse plazma e tyre mund t’u jepet njerëzve që aktualisht janë të sëmurë nga virusi.
“Ne parashikojmë që kjo do të përdoret fillimisht në testime klinike si një terapi e mundshme për Covid-19. Nëse aprovohet plotësisht, përmes testimeve do të analizohet nëse transfuzionet e plazmës mund të përmirësojnë shpejtësinë e shërimit dhe shanset e mbijetesës të një pacienti me Covid-19”.
Institucioni shëndetësor britanik thekson se të gjitha provat klinike duhet të ndjekin një proces rigoroz të aprovimit për të mbrojtur pacientët dhe për të siguruar gjenerimin e rezultateve të fuqishme.




















