Connect with us

Sport

Botërori 2006: Trezeguet kujton penalltinë e humbur në finalen kundër Italisë

Publikuar

Ylli i kombëtares së Francës asokohe, i cili luante me skuadrën e Juventus, Trezeguet, kthehej në fytyrën tragjike të Botërorit 2006, kur në finale nuk tregohej i saktë nga pika e bardhë.

I ftuar në një emision të ‘Sky Calcio Club’ gjatë së dielës, ish golashënuesi francez është kthyer në kohë për të kujtuar momentin e hidhur kur humbte penalltinë përballë Gigi Buffon.

“Nuk mund të themi se ka qenë një Kupë e Botës aq e mirë për mua”, ka thënë Trezeguet, transmeton lajmi.net.

“Unë mbajta përgjegjësitë e mia. Secila penallti ka historinë e saj. Ajo kundër Buffon… unë gjuajta mirë, por për fat të keq, ishte ashtu siç ishte”, ka thënë tutje ikona franceze.

Trezeguet gabonte nga pika e bardhë, duke i dhënë mundësi Fabio Grosso që me penalltinë e tij t’i siguronte Italisë Kupën e Botës. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK