Kosovë
Bleron Baraliu e quan Kurtin qyqar dhe politikan me kurriz të thyer, pas lojës me shkarkimin e Gashit

Opinionisti, Bleron Baraliu e ka quajtur qyqar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti pas shkarkimit të sotëm të këshilltarit të tij, Shkëlzen Gashi.
Baraliu ka shkruar në Facebook se shkarkimi i Shkëlzen Gashit do të shënohet në biografinë e Kurtit si akti më qyqar të një politikani popullist kurrizthyer.
“Shkarkimi i Gashit nga Albini do te shenohet ne biografine e ketij te dytit si akti me qyqar, flijimi me injorant, dhe deshmia me sharreprerese e nje karakteri te komplekesuar, inteligjence te pergjysmuar mbi paranoje, dhe pelenmbushje tragjikomike te nje politikani populist kurrizthyer ne castet e mbrama te deshtimit te misionit te tij te shendrruar ne perpjekje mesaonike per vetlartesim”, ka shkruar ai.
Sipas Baraliut, Kurti n sytë e Demacit, me shkarkimin e Gashit, është një frikacak që iu dorëzua turmave pa tru.
“Do te thoshte i shenjti Baci Adem, qe sot po me perlot shpirtin nga mungesa per te qene perkrah meje e iluminu qarqet temperamente turbofolklorike ne mbrojtje te vlerave me sublime te historise e kombit tone: Albini eshte nje frikacak qe ne fund iu dorezua turmave pa tru”, ka shkruar ai.





















