Connect with us

Kosovë

Bislimi i përgjigjet Rukiqit: S’mund ta rrezikoj ekonominë e vendit, deri tash Kosova ka humbur 140 milionë euro

Publikuar

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka kërkuar nga Qeveria në detyrë e Kosovës që të alokojë se paku 300 milionë euro për fazën emergjente të mbështetjes së sektorit privat.

Ndaj kësaj  Ministri i Financave dhe Ekonomisë Besnik Bislimi  ka sqaruar  se në  këtë periudhë  është  kushtuar rëndësi bizneseve privat.

Siç thotë Bislimi në “Desk” Kosova nuk und të rrezikojë ekonominë e vendit dhe se të njëjtën kohë, përcjell Periskopi

Ai thotë se deri më tani vendi ka humbur 140 milionë euro.

“Ne kemi ndihmuar sektorin privat në secilin pjesë që është dëmtuar, ne I marrim përgjegjësi për secilin biznes i  cili do të ketë rënie, në çdo aspekt që janë dëmtu i kemi dalë në krahë, unë nuk kam ndarë mjetet e mija port ë buxhetit, masat që janë duke u diskutuar janë masa për dy muaj, janë të destinuar për ti kaluar këta dy muaj. Unë nuk mujë me rreziku ekonominë, gabimi më i madhe kishë me qenë me bë garë se kush po shpërndanë para të shtetit. Na kemi probleme të mëdha me buxhet që janë të trashëguara nga qeveritë e kaluara. Nuk është periudhë që ne shpërndajmë bonuse, por duhet që japim që sa më pak të dëmtohet ekomomia e vendit. Deri 140 milionë euro  Kosova ka pësuar humbje gjatë kësaj periudhe të pandemisë ”, tha Bislimi në “Desk”/Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK