Kosovë
Bislimi: Agim Veliu mund të ketë qenë dembeli i Qeverisë, por Avdullah Hoti e ka penguar më së shumti koalicionin

Ministri i shkarkuar i Financave Besnik Bislimi duke komentuar disa propozime te ish zv kryeministrit Avdullah Hoti lidhur me pakon emergjente, tha se këto deklarata iu kanë sjellë shumë telashe e konfuzion si Qeveri. Madje Bislimi tha se Hoti ka qenë personi më destruktiv i koalicionit LV e LDK. Tha se Agim Veliu pa të drejtë është stigmatizuar si person që kundërshton koalicionin.
” Agim Veliu mund të jetë dembeli më i madh i Qeverisë, por personi që më së shumti e ka penguar koalicionin dhe vendimet e Qeverisë është Avdullah Hoti. Cdo vendim është munduar ta pengojë, ka qenë shumë obstruktiv”, tha Bislimi në debat Plus në TV Dukagjini.






















