Connect with us

Uncategorized

Bill Gates kritikon ashpër liderët botëror: Koronavirusi, shkatërrimi më i madh që po i ndodh botës

Publikuar

më

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, tha sot në një intervistë për BBC se bota nuk ishte gati për koronavirusin dhe kritikoi qeveritë që nuk bënë sa duhet për t’u përgatitur për një pandemi globale.

Ai ka kritikuar krerët e qeverisë në botë pasi nuk investuan në testime dhe pajisje mbrojtëse më shpejt, atëherë kur virusi u shfaq për herë të parë në Kinë.

Gates tha se shumë pak vende do të marrin një notë 10, për mënyrën sesi ata iu përgjigjën kërcënimit të paraqitur nga sëmundja që kaploi botën vetëm në tre muaj.

Si mungesë e përgatitjes, Gate tha se ne gjendemi në territore të paeksploruara. Gates i tha gazetarit të “BBC Breakfast”, Charlie Stayt, se përgjigjja e vendeve ndaj krizës nuk ishte aq e mirë sa duhet.

“Ishte një periudhë kur po thosha se ky ishte shkatërrimi më i madh i mundshëm me të cilën u përball bota. Ne patjetër do të shikojmë prapa dhe do të dëshirojmë të kishim investuar më shumë që të mund të kishim shpejt të gjitha diagnostikimet, ilaçet dhe vaksinat. Pastaj është dhe koha kur virusi u shfaq, cilat ishin testet e përgatitura? A menduan vendet të rrisnin kapacitetin e njësive të kujdesit intensiv dhe ventilatorëve? Do të ketë kohë për ato pas vdekjeve. Shumë pak vende do të marrin një notë 10. Tani jemi këtu ku jemi, ne nuk e simuluam këtë, nuk e praktikuam, kështu që e gjejmë veten në territore të paeksploruara.”, tha Gates

Gates, i cili është personi i dytë më i pasur në botë, identifikoi mungesën e investimeve që qëndron pas mungesës së testimit, që ka bërë që vendet të mos e diagnostikojnë koronavirusin në kohë. Ai shtoi:

“Investimet mund të siguronin që diagnostikimi të ishte menjëherë i disponueshëm, ilaçet në më pak se gjysma e kohës, vaksina në më pak se gjysma e kohës, shumica e atyre investimeve nuk ishin bërë. Tani ne jemi duke kërkuar dhe na duhet shumë më tepër kohë t’i mbledhim këto pjesë, edhe pse shkencëtarët po bëjnë punë heroike.”

Lajme40 minutes ago

Avokati i Liridona Ademajt: Murselit dhe Plavës do t’u konfirmohet burgimi i përjetshëm, Kokalla u privilegjua deri në fund të procesit

Lajme1 hour ago

Nepotizmi në doganë”, Dauti: Ka qenë dukuri në kohën e BDI-së, tani janë raste të izoluara

Maqedoni2 hours ago

Agim Shemshiu emërohet anëtar i Komisionit të Arbitrave të Federatës Evropiane të Shahut

Shqipëri3 hours ago

Krujë/ Zjarr në një kasolle ushqimore për kafshë, digjen edhe disa bagëti, dëme të shumta (VIDEO)

Lajme3 hours ago

Dëshmia për Lotarinë: Bajrami e quante Artan Grubin “shef”

Lajme4 hours ago

Deputeti i LVV’së: Shpresoj e besoj që Përparim Rama të përfundojë në burg sa më parë

Maqedoni5 hours ago

Durmishi nga Prishtina me mesazh të fuqishëm: Gratë në timonin e ekonomisë, paralajmëron aleancë rajonale që synon të ndryshojë rregullat e lojës!

Lajme5 hours ago

Murtezani rikthen në vëmendje zgjedhjet e vitit 2019: BDI mbështeti Pendarovskin, edhe pse në garë ishte Blerim Reka

Shqipëri5 hours ago

Tryeza Kombëtare për Mbrojtjen e Fëmijëve, ministrja Spahiu: Siguria dhe mirëqenia e fëmijëve kërkon përgjegjësi të përbashkët, ngjarjet e fundit…

Lajme5 hours ago

Albi Qamili: Propaganda e viktimizimit nuk kalon, nuk mbulohet krimi me defokus

Lajme6 hours ago

Grabitje si në filma në një panair në Holandë, policia kërkon pesë shtetas serbë – vodhën një gjerdan me vlerë 27 milionë euro

Lajme6 hours ago

Teuta Arifi në bankën e të akuzuarve! Fillon procesi për kontratat fiktive, 1 milion euro dëmi në buxhet!

NA NDIQ NË FACEBOOK