Connect with us

Sport

Berbatov thumbon Arsenalin: E kuptoj nëse Aubameyang nuk është i lumtur, futbolli luhet për trofe

Publikuar

Ish anëtari i Manchester United, Berbatov, ka dhënë disa komente mbi situatën aktuale në futboll, duke komentuar edhe mbi Pierre Emerick Aubameyang, i cili lidhej me një kalim të mundshëm te Man Utd.

Berbatov ka thënë se do të ishte e kuptueshme për të nëse Aubameyang nuk do të ishte i lumtur tek Arsenal, pasi futbolli luhet për të fituar trofe.

“Këtë javë ka pasur shumë zëra që lidheshin me të ardhmen e Pierre Emerick Aubameyang. Do të ishte humbje e madhe për Arsenal nëse ai largohet nga klubi”, ka thënë Berbatov për ‘Betfair’, transmeton lajmi.net.

“Për mendimin tim,  ata duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndaluar largimin e tij. E kam shikuar atë me vëmendje te Dortmund dhe tek Arsenal, dhe për mua, ai është lojtar i shkëlqyer”, ka shtuar bullgari.

“Duhet ta pyesni atë nëse është i lumtur tek Arsenal dhe nëse ai nuk është, unë e kuptoj pse. Duhet fituar trofe”, ka thënë ndër të tjerash Berbatov.

Gjasat janë të mëdha që sulmuesi nga Gaboni të largohet nga ‘Emirates’. United mund të jetë destinacioni i ardhshëm për të. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK