Connect with us

Kosovë

Bejta e bënë horë Qeverinë Kurti: Me Pakon Emergjente po iu lini hapësirë mashtruesve

Publikuar

Asambleistja në Komunën e Prishtinës, Fikneta Bejta ka reaguar ndaj ndarjes së Pakos Emergjente Fiskale që po bën Qeveria në detyrë për të pa punët.

Bejta ka thënë se ndarja e kësaj pako për të papunët është jo humane dhe e palogjikshme.

“Është johumane dhe aspak e logjikshme se si është menduar ndarja e asistencës financiare ose përkrahjes nga Pako Emergjente Fiskale për të papunët.
Nëse komplet familja janë të papunë por në familje kanë një pensionist atëherë nuk ju takon përfitimi financiar nga pakoja sepse llogaritet si e mjaftueshme për këtë kohë shuma e një pensioni”, ka shkruar ajo në profilin e saj në Facebook.

Tutje ajo ka shkruar se modeli që ka zgjedhur Qeveria në detyrë për ndarejn e fondeve të Pakos Emergjente Fiskale është e gabuar dhe siç ka thënë ajo ‘ka shumë mundësi për keqpërdorime’.

Shkrimi i plotë:

Është johumane dhe aspak e logjikshme se si është menduar ndarja e asistencës financiare ose përkrahjes nga Pako Emergjente Fiskale për të papunët.
Nëse komplet familja janë të papunë por në familje kanë një pensionist atëherë nuk ju takon përfitimi financiar nga pakoja sepse llogaritet si e mjaftueshme për këtë kohë shuma e një pensioni.
Modeli që ka zgjedhur qeveria e Kosovës për shpërndarjen e Pakos Emergjente Fiskale është e gabuar dhe ka shumë mundësi për keqpërdorime përveç që në fakt edhe nuk mund të zbatohet kjo Pako pa miratim në Kuvend.
Ngritja e komisioneve për të vlerësuar ndikimin e pandemisê në likuiditetin ose vështërsinë financiare të bizneseve dhe për të konstatuar nevojën e përkrahjes së shtetit për këto biznese , është formë e gabueshme dhe krijonë hapsirë për keqpërdorime.

Pandemia ka qenë njësoj për të gjitha bizneset dhe nuk duhet të bëjmë dallime por të ndihmohen të gjitha pa dallim, përndryshe nga praktikat e kemi të qartë sa herë mbetë të vlerësohet nga dy tre njerëz një proces i ndihmës apo grantit ai proces lëndohet dhe në vend që përkrahjen ta marrin ata që plotësojnë kriteret rriten shanset për pasurim të po këtyre që bëjnë komisionin e vlerësimit.

Kjo nuk është forma që duhet implementohet kjo pako, nuk duhet të kemi ndarje të bizneseve se si qëndrojnë me financa, sepse pandemia ka përfshirë të gjithë Kosovën jo vetëm disa sektore apo disa biznese dhe ne besojmë se në këto skema duhet të përfshihen të gjitha bizneset dhe pa ndonjë përjashtim!
Do të thotë kjo Pako Emergjente është totalishtë masë me probleme e në kundërthënje me vet subjektin për çka është promovuar, t’i lehtësoj qytetarët dhe bizneset prej vështirësive financiare si pasojë e Pandemisë.

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK