Connect with us

Kosovë

Behramaj: Albin Kurti e ka uzurpuar Qeverinë, kjo është kapja më e paprecedent e pushtetit ekzekutiv në historinë e demokracisë

Publikuar

Adil Behramaj, këshilltar i Presidentit Thaci, ka thënë se me përberjen  aktuale të Qeverisë, Albin Kurti ka uzurupuar ekzekutivin, duke e kthyer vendin në një qeveri njëpartiake.

Në një postim në Facebook, Behramaj ka thënë se  Kurti përkundër faktit që është shkarkuar me 2/3 të votave të deputetëve, ai nuk është duke e pranuar vullnetin e përfaqësuesve të popullit.

“Kurti me largimin e njerëzve kryesorë të LDK-së e kishte uzurpuar edhe Qeverinë, duke e kthyer në Qeveri njëpartiake. Në një shtet me demokraci parlamentare, ai po tenton ta instalojë monizmin me vetëm 26.2% të votave. Në anën tjetër, përkundër që është shkarkuar me votat e 2/3 të deputetëve, ai as që po e pranon këtë vullnet të përfaqësuesve të popullit”, ka shkruar Behramaj.

Postimi i plotë

Edhe përbërja aktuale e Qeverisë së shkarkuar është falsifikim i vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 6 tetorit. Ashtu siç po mundohet t’i uzurpojë kompetencat e Kuvendit dhe Presidentit, Kurti me largimin e njerëzve kryesorë të LDK-së e kishte uzurpuar edhe Qeverinë, duke e kthyer në Qeveri njëpartiake. Në një shtet me demokraci parlamentare, ai po tenton ta instalojë monizmin me vetëm 26.2% të votave. Në anën tjetër, përkundër që është shkarkuar me votat e 2/3 të deputetëve, ai as që po e pranon këtë vullnet të përfaqësuesve të popullit. Pra, Kurti po pretendon të qëndrojë në krye të Qeverisë, duke e refuzuar çdo procedurë të paraparë kushtetuese dhe ligjore për emërimin e një Qeverie të re.

Ky Kuvend i dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit ka legjitimitet trefish më të madh se Albin Kurti.

Nëse ekspertët e tij ligjorë vlerësojnë se gjatë procedurës së emërimit të Qeverisë së re shkelet Kushtetuta e Kosovës, Gjykata Kushtetuese krahëhapur i pret. Por, fatkeqësisht, as që ju intereson kushtetutshmëria dhe Qeveria e tij e ka dëshmuar këtë duke e shkelur jo vetëm Kushtetutën, por edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese!

Më herët na flisnin shumë për kapjen e institucioneve. Por, kjo është kapja më e paprecedent e pushtetit ekzekutiv në historinë e demokracisë dhe jetës institucionale në Republikën e Kosovës!

Me gjuhën tempomatëse të Kurtit çdo kapje e kanë pasur nga “Adagio e Andante” në “Allegro”.

 

NA NDIQ NË FACEBOOK