Connect with us

Kosovë

“BE tani është me ju”, presidentja i kërkon falje Italisë: Shumë vende menduan vetëm për problemet e tyre

Publikuar

më

Bashkimi Europian i kërkon falje Italisë, për mungesën e mbështetjes në përballimin e pandemisë koronavirus.

“Europa po mobilizohet përkrah Italisë, por duhet të pranohet se në ditët e para të krizës, përballë nevojës për një përgjigje të përbashkët, shumë vende kanë menduar vetëm për problemet e tyre në shtëpi”. Kështu shkruan presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në një letër të hapur ndaj italianëve ku reflekton lidhur me ndërhyrjet e fundit.

“Ajo e kaluar – vëren ajo – ishte një sjellje e dëmshme që mund të ishte shmangur, por tani Europa ka ndryshuar ritmin e saj”.

Në letrën e publikuar nga “La Repubblica”, Von Der Leyen nënvizon se Italia është goditur nga koronavirusi më shumë se çdo vend tjetër i bllokut.

“Jemi dëshmitarë të paimagjinueshmes. Mijëra njerëz janë grabitur nga dashuria e të shtrenjtëve të tyre. Mjekët në lot në repartet e spitalit, me fytyrat e mbytura në duar. Një vend i tërë – dhe pothuajse një kontinent i tërë – i mbyllur për karantinë”, ishin fjalët e shkruara nga presidentja e KE.

Për shefen e Komisionit të BE-së, Italia është shndërruar në burimin më të madh frymëzimi për të gjithë. “Mijëra italianë, personel mjekësor dhe vullnetarë, i janë përgjigjur thirrjes së qeverisë për të ndihmuar rajonet më të goditura”, vëren Von Der Leyen ndërsa vlerëson kontributin e industrisë së modës që ndërpreu punën e zakonshme për të prodhuar maska mbrojtëse dhe dezinfektantë për duart.

“Koncertet në ballkone”, kanë frymëzuar lideren e BE-së, që shkruan se mbushën rrugët e boshatisura duke ngrohur zemrat e miliona personave. Von Der Leyen siguron se BE ka ndryshuar dhe se do të bëjë gjithçka që mundet për të garantuar sa më shpejt një përgjigje të koordinuar ndaj këtij problemi të përbashkët.

Gjithashtu ajo bën me dije se ka propozuar që të përdoret çdo cent e buxhetit të përvitshme të Unionit Europian për të ndihmuar vendet anëtare në përballimin e kësaj krize.

Maqedoni41 minutes ago

Elezi: Qeveria stabile, por ka bisedime me eksponentë të opozitës! Pollozhani: Nuk ka mosmarrëveshje në AKI, VLEN defokuson opinionin

Shqipëri1 hour ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme2 hours ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni4 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri4 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme5 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni6 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri7 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme8 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë8 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

Lajme8 hours ago

Prindërit ankohen për orarin në shkollën “Liria” në Jabollçisht të Epërm: Fëmijët e klasës së dytë mësojnë bashkë me të nëntat

Maqedoni9 hours ago

Lufta për Kodin Zgjedhor: Shasivari i thërret partitë në tryezë, opozita kërcënon me mijëra amendamente!

NA NDIQ NË FACEBOOK