Connect with us

Sport

Bayern konfirmon: Sot nisim stërvitjet

Publikuar

Bundesliga u pezullua më 13 mars fillimisht deri më 2 prill, por një mbledhje e klubeve më 31 mars zgjati pezullimin deri në 30 prill më së paku.

Një deklaratë në faqen zyrtare të Bayern të dielën u bëri thirrje mbështetësve të qëndrojnë larg terrenit pasi lojtarët kthehen në punë, transmeton lajmi.net.

“Skuadra e parë e FC Bayern Munich do të kthehet në stërvitje në Sabener Strasse në grupe të vogla nga e hëna, 6 prill”, thuhet në deklaratë.

“Kjo do të bëhet në koordinim me politikën e qeverisë dhe autoritetet përkatëse. Do të thotë që të gjitha rregullat e higjienës do të respektohen rreptësisht”. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK